E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motoçikleta luksoze e Rooneyt, në shitje

Një motoçikletë luksoze e Wayne Rooneyt po mahnit të gjithë adhuruesit e këtij sporti dhe këtij mjeti.

Motoçikleta luksoze është një dhuratë e një tifozi danez i cili i kishte dhënë Rooneyt pas golit fantastik që e kishte shënuar në gërshërë ndaj Manchester Cityt.

Motoçikleta është me pamje të fanelës së Rooneyt, numrin e tij si dhe emrin e tij.

Sulmuesi anglez ka vendosur ta shes atë për të mbledhur fonde bamirësie.

Gjesti human i tij është vlerësuar lart ndërsa nga shitja e motoçikletës priten të mblidhen 60 mijë funta./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›