E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea nuk blen sulmues

Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti, është zotuar se “do të vrapojë lakuriq në borë” nëse transferon një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar të janarit. Pas largimeve të përkohshëm të Didier Drogbas, Michael Essienit, John Obi Mikelit dhe Salomon Kalou në janar për Kupën e Shteteve të Afrikës, spekulohej se Chelsea do të sjellë përforcime për të mbuluar këto pozita.

Por, Ancelotti ka insistuar se nuk do të blejë askënd e aq më tepër një sulmues. “E them të vërtetën, nuk do të transferojmë askënd dhe asnjë sulmues në janar. Jam i kënaqur me sulmuesit e rinj që kemi në ekip”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›