Benzema, tjetër aksident me makinë
Kësaj radhë, 22-vjeçari ndodhej në ishullin Reunion, ku do të festonte ditëlindjen. Mësohet se përplasja ka ndodhur midis një makine Lamborgini dhe një Porsh, por nuk dihet ende se në cilën prej tyre ndodhej “Big Benz”.Sidoqoftë, ai nuk ka pësuar asnjë lloj dëmtimi nga ky incident. Pak ditë më parë, ish-sulmuesi i Olompik Lionit pati një tjetër aventurë të këtij lloji në Madrid.