E Enjte, 5 Nëntor 2026

Chelsea nuk gabon, humbje historike për Mourinho

Në mbyllje të javës së 22-të të Premier League, është mesfushori italian, Jorginho që vendos fatin e derbit, atë mes Tottenham dhe Chelsea. Në fakt, Blutë e Tuchel e fituan atë falë penalltisë së ,esfushorit në 24 ’, në një lojë jo shumë spektakolare por e merituar nga miqtë.

Për herë të parë në karrierën e tij, Mourinho humbet dy ndeshje kampionati radhazi në shtëpi, me Spurs që pësojnë humbjen e tretë radhazi.

Me këtë fitore, skuadra e trajnerit Tuchel ngjitet në vendin e gjashtë, në kuotën e 36 pikëve, katër pikë larg zonës Champions.

Presioni në maksimum për trajnerit portugez, Mourinho që e shikon veten në vendin e tetë në klasifikim në kuotën e 33 pikëve.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›