Përmet ,rritet numri i vizitorëve vendas

Bukuritë natyrore dhe vlerat historike të zonës së Përmetit, gjithmonë e më tepër tërheqin vizitrorë vendas dhe të huaj. Edhe pse në kohë pandemie qyteti i trëndafilave ka qënë i preferuar për tu vizituar, sidomos nga turistët vendas .Kjo për shkak të potencialeve turistike që ofron. Edjon Maliqi specialist i dixhitalizimit të të dhënave në bashkinë Përmet thotë se, sipas të dhënave të marra nga subjektet akomoduese në perjudhën Qerrshor –Nëntor të vitit që lam pas numri i turistëve vendas ishte 25 mijë.
“Perjudha e dimrit ka ndikuar në pjesën e vizitueshmërisë , përsa i përket të huajve , por kemi pasur shtim të atyre vendas . Qyteti i Përmetit ofron turizëm Gastronomik ,turizmi i aventures ,kulturës etj…Ne si bashki kemi lobuar fortë . Kemi kryer ndërhyrje në infrastrukturë në disa fshatra për ti bërë ato më të aksesueshme nga turistët, që të kënë mundësi të shkojnë sa më lehtë në atraksjonet turistike të këtyre zonave “.
Bashkia e Përmetit e ka vendosur sektorin e turizmit ndër prioritetet e punës së sajë ,sipas përfaqësuesve të kësaj bashkie, po mbështeten edhe investimet në infrastruktur.