E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, ofertë faranoike për Rooney

Wayne Rooney është objektivi numër një për sulmin e Chelsea.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, në rast se sulmuesi anglez vendos të largohet nga Manchester United, blutë e Londrës janë gati ti ofrojnë një kontratë faranoike: 70 milionë euro për 5 vjet. Përsa i përket vlerës së kartonit, Roman Abramovich nuk e ka aspak problem të japë 35 milionët që kërkojnë “Djajtë e Kuq”.

Pavarësisht fjalëve të teknikut David Moyes, Rooney është tashmë në merkato. Por në rast se Chelsea nuk arrin dot te anglezi atëherë alternativa është Luis Suarez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›