Ende të pandarë, legjendarët e Man United

Tifozët e Manchester United kanë patur rastin ti shikojnë përsëri të bashkuar ish yjet e skuadrës së tyre, legjendarët e United, David Beckham, Ryan Giggs, Gary Neville, Phil Neville, Nicky Butt dhe Paul Scholes.
Yjet e skuadrës së madhe angleze kanë shëtitur mbrëmë në rrugët e qytetit duke qenë të bashkuar pas disa vitesh. 22 vjet më parë të gjithë ishin pjesë e skuadrës së Manchesterit, ndërsa Giggs është i vetmi lojtar aktiv që vazhdon të mbrojë ngjyrat e kësaj skuadre.
Sir Alex Ferguson thuhet se ka në plan që për këta yje të Manchester United të ofroj nga një rol në skuadër. Phil Neville dhe Giggs tani vetëm janë asistentë të David Moyes, ndërsa oferta ka edhe për Paul Scholes e Nicky Butt./Indeksonline/