E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea pëson humbjen e parë

Skuadra e Chelseat ka pësuar humbjen e parë të sezonit duke u mposhtur si nga Wigan Athletic me rezultatin 3-1.
Vendasit kaluan në epërsi me anë të Titus Bramble (16') dhe me rezultatin prej 1-0 përfundoi pjesa e parë e takimit.
Me të filluar pjesa e dytë (47'), Blutë barazuan rezultatin me golin e Didier Drogbas, por vetëm kaq.
Në minutën e 51-të portieri Petr Cech u përjashtua me karton të kuq, ndërsa u akordua penallti në favor të Wiganit, të cilën e shndërroi në gol Hugo Rodallega (53') përballë portierit Hilario, i cili u inkuadrua në vend të Maloudas.
Me një lojtar më pak në fushë, Chelsea vetëm se pësoi edhe golin e tretë (90'+1), ndërsa realizues ishte Paul Scharner.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›