E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine, qindra të evakuuar për shkak të tajfunit

Qindra njerëz në kryeqytetin e Filipineve, Manila dhe zonat përreth qytetit kanë braktisur gjithçka nga vërshimi i menjëhershmë i një taifuni që ndodhi të shtunën e 26 shtatorit.
Shumë rrugë u përmbytën, duke rënduar trafikun, megjithëse makinat tentonin të ecnin përmes ujit.
Qindra famijlje ngjitur mbi çati apo janë bllokuar në zonëa të përmbytura sipas "Këshillit të Katastrofave kombëtare."
Ushtria ishte e mobilizuar në evakuimin e njerëzve nga zonat me lartësi.
Mbikqyrësit e bregdetit të Filipineve thanë se më tyepër se 2 mijë pasagjerë janë pezulluar për udhëtimet dhe ngarkimin e anijeve me qëllim evitimin e ndonjë aksidenti të madh.
Taifuni po lëvizte nga perëndimi në veri-perëndim dhe gjatë ditës pritej të kalonte në ishullin kryesor të Luzonit, tha zyra e motit.
Mestarisht rreth 20 taifune sulmojnë kombet e Azisë juglindore çdo vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›