E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cheney: Mubaraku, mik dhe aleat i fortë i SHBA-ve

Ish-nënpresidenti amerikan, Dick Cheney, e vlerësoi presidentin Hosni Mubarak si njeri të mirë dhe mik të fortë të Shteteve të Bashkuara, por tha se populli egjiptian do të vendosë për fatin e tij si lider.

“Në fund të fundit, çdo gjë që do të vijë, do të vendoset nga populli”, tha ai.

Cheney ishte sekretar i mbrojtjes së SHBA-ve në vitin 1990, kur Iraku pushtoi Kuvajtin. Ai tha se Mubarak ishte një kontribues i madh në reagimet ushtarake kundër Bagdadit.

 Cheney po ashtu i ka bërë thirrje administratës së presidentit Obama të veprojë me kujdes ndaj situatës në Egjipt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›