Italianët duan dorëheqjen e Berluskonit

Mijëra persona kanë protestuar në Milano, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Silvio Berluskoni, pas akuzave se ai ka paguar për të marrë shërbime seksuale.
Protestuesve u janë drejtuar udhëheqësit e sindikatave, Umberto Eco dhe Roberto Saviano.
Organizatorët pohuan se mbi 100 mijë persona kanë nënshkruar peticionin me thirrje që Berluskoni të largohet.
Kryeministri 74-vjeçar i ka hedhur poshtë thirrjet e tilla dhe ka thënë se zgjedhjet e parakohshme do t`i sillnin "dëme të mëdha" vendit, ndërsa ai po përpiqet të dalë nga recesioni.
Berluskoni i ka mohuar akuzat duke fajësuar prokurorët se po përpiqen ta largojnë nga pushteti.