Chlesea, manjati Bayrak: Do valëvitim flamurin turk në Londër

Ditë vendimtare për të ardhmen e Chelse. Pas njoftimit të Roman Abramovic se dëshiron të shesë klubin, negociatat me Mushin Bayrak kanë hyrë në një fazë vendimtare. Manjati turk tha se ishte afër një marrëveshjeje me pronarin aktual të klubit anglez. “Ne jemi duke diskutuar kushtet e blerjes së Chelsea me avokatët e Roman Abramovic. Jemi duke negociuar nënshkrimet. Së shpejti do të valëvitim flamurin turk në Londër. Avokatët tanë dhe Roman Abramovic kanë qenë në kontakt që nga dita e parë që Chelsea doli në procesi i shitjes”.
Për Bayrak, “procesi i negociatave ka përfunduar dhe ne synojmë të nënshkruajmë së shpejti. Kjo shitje është gjithashtu shumë e rëndësishme për Turqinë”. Një përfaqësues i Bayrak shtoi: “Po, ne e konfirmojmë patjetër. Ne u kemi përcjellë atyre ofertën tonë për këtë.” Manjati është president i grupit AB Holding, i cili ka investime në energji, miniera dhe kriptovaluta.
Menaxheri i Chelseat, Tuchel ka treguar besim: “Pronari po shet një organizatë të mirëstrukturuar dhe të nivelit të lartë. Për momentin nuk e kuptoj pse duhet të kemi frikë dhe të shqetësohemi. Është kënaqësi të punosh këtu”.
Pritshmëri të mëdha mes tifozëve, të cilët megjithatë përmes një komunikate për shtyp u kanë përsëritur blerësve të ardhshëm se nuk duan të marrin pjesë në asnjë formë të Superligës.