Chountis-Berishës: Ju mbështesim për vizat
Kryeministri Berisha ka marrë garancinë maksimale nga Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikolaos Chountis lidhur me procesin e liberalizimit të vizave. Në këtë takim, Berisha e njohu raportuesin mbi ecurinë e reformave dhe arritjeve të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, në veçanti në kuadër të projekteve madhore për anëtarësimin në BE dhe liberalizimin e vizave. Kryeministri Berisha i bëri me dije zotit Chountis , se ka përfunduar procesi i hartimit dhe miratimit të përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian, për të cilin u angazhuan rreth 1200 zyrtarë dhe punonjës të administratës.
Raportuesi Chountis i shprehu kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të tij dhe të Parlamentit Evropian për të dyja këto projekte prioritare, duke vlerësuar se anëtarësimi sa më i shpejtë i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, do të përbëjë një hap të ri në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit jo vetëm të qytetarëve shqiptarë, por edhe në mbarë rajonin.