''Christie's'' thyen të gjitha rekordet historike të ankandeve me 500 mln $
NJU JORK- Një seri pikturash të artit bashkëkohor, përfshirë një tablo të amerikanit, Jackson Pollock, vendosi dje në mbrëmje një rekord historik botëror për shtëpinë britanike të ankandeve ''Christie's'' në Nju Jork, me shumën përrallore prej më shumë se gjysmë miliard dollarë (rreth 388 milionë euro), njoftuan burime të ''Christie's''.
''Totali i shitjeve ishte 495 021 500 dollarë'', tha ''Christie's''.
''Nëntë piktura u shitën për më shumë se 10 milionë dollarë secila, ndërkohë që një tablo e Pollockut u shit 58,4 milionë dollarë'', shtoi shtëpia e ankandeve.
''Njëzetë e tre vepra të tjera u shitën mbi pesë milionë dollarë secila'', theksoi ''Christie's'', që e konsideron ankandin e djeshëm një rekord historik botëror të artit.
(e.m/ata/BalkanWeb)