E Diel, 1 Nëntor 2026

BE mbështetje administratës doganore shqiptare, Sequi: Më afër standarteve evropiane

TIRANË- Kreu i prezencës së BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi gjatë ceremonisë së fillimit të projektit për mbështetjen e administrates doganore shqiptare theksoi se përmes kësaj nisme ekpertët shqitparë do të mund të marrin ekperiencë të huaj, ndërkohë që do rritet efiçenca e biznesit.

Ambasadori Sequi, theksoi se projekti, i financuar nga Bashkimi Evropian me një fond prej 1,5 milionë eurosh, synon të përmirësojë praktikat e punës së administratës doganore shqiptare dhe t'i përafroje ato me standartet evropiane. 

Ministri i Financave Bode, bëri një prezantim të programit, duk nënvizuar se ky është programi i dytë i binjakëzimit të administratës së doganës shqiptare. Ministri Bode, theksoi se projekti përfshin marrëveshje koncesionare për qarkullimin e mallrave dhe uljen e evazionit fiskal. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›