E Shtunë, 31 Tetor 2026

Christina Applegate është shtatzënë

Ylli i serialit “Samantha Who”, Christina Applegate, është shtatzënë dhe pret fëmijën e të parë me burrin e saj, muzikantin Martyn Lenoble.

Zëdhënësi i aktores ka konfirmuar për revistën “People” se Applegate është shtatzënë, por nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë.

Çifti është fejuar sivjet në ditën e Shën Valentinit.

Aktorja gjithashtu ka pranuar se mezi pret të krijojë familje me të fejuarin e saj.

“Dua shumë fëmijë, mezi pres të bëhem nënë”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›