E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infeksionet virale, ISHP: Më shumë raste në zonat turistike

Tiranë, 22 korrik, NOA, Blerina Ahmetaj - Pothuajse të gjitha rrethet e vendit, po raportojnë këto ditë rritje të të prekurve nga virozat e stinës.

Instituti i Shëndetit Publik, i cili monitoron çdo javë situatën në 36 spitalet e vendit thotë se rreth 1500 raste paraqiten çdo javë në spital për të kërkuar ndihmën e mjekut.

Sipas epidemiologut Artan Simaku, zonat turistike raportojnë numrin më të madh të pacientëve që paraqiten në urgjencat e spitaleve.

Duhet të theksoj se shifrat e raportuara janë të njëjta me periudhën e një viti më parë por në qytetet bregdetare vihet re një rritje e pacientëve, që kërkojnë ndihmë mjekësore pasi është dyfishuar dhe numri i pushuesve në këtë periudhë. Situata është nën kontroll dhe ajo që është më e rëndësishme, nuk kemi shpërthime epidemike me bazë uji apo të ushqimit, shpjegon specialisti i ISHP.

Simaku thotë se shifrat e raportuara janë normale në këtë periudhë të vitit, por ky fluks sipas tij, lidhet me sistemin e referimit, që mesa duket nuk respektohet sidomos në rrethe. Kjo sjell dhe mbingarkesën e urgjencave të spitaleve.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se piku i rasteve me sëmundjet gastroenterite pritet të jetë në mesin e muajit gusht, ndaj kujdesi si nga ana e mjekëve dhe prindërve duhet të rritet.

Nga ana e tij, Instituti i Shëndetit Publik po monitoron situatën për të shmangur rastet e ndonjë shpërthimi epidemik, që mund të ketë si shkak ujin apo ushqimet.

b.a/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›