E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cigare e thashetheme

08/04/10 01:45

Kika dhe Tatiana shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të këkojnë cigare. Kika thotë se ka parë një cigare poshtë krevatit dhe i ndihmuar edhe nga Jetmiri arrijnë të nxjerrin një cigare. Të tre dalin jashtë dhe pinë cigaren duke e kaluar me radhë te njëtri-tjetri. Jetmiri fillon tu tregojnë për lojën që po bëjnë banorët në dhomën e gjumit. Ai thotë se pyetjet dhe përgjigjet që bënin banorët në dhomën e gjumit, e kanë acaruar sepse ata bënin disa pyetje jo normale. Miri i thotë Kikës se banorët bënin pyetje të tipit, me clin nuk do të kishe shoqëri jashtë? kush është aktori në shtëpi etj gjëra të cilat sipas tij tashmë janë të konsumuara. Kika qesh dhe e pyet se si kishte reaguar Jetmiri kur kishte dëgjuar gjëra të tilla. Miri i thotë se ai nuk reagoi fare, por u acarua sepse po mundohej që të flinte dhe fjalët e tyre nuk e linin që të qetësohej. Jetmiri thotë se herë pas here banorët e provokonin me pyetjet që bënin ku për shembull Mandi pyeste Manat-in nëse ajo ishte agjente e Mirit. Tatiana thotë se edhe ajo do të shkojë të luajë brenda me banorët e tjerë dhe Miri i thotë që të shkojë sepse kjo lojë është një mënyrë e mirë për ti njohur më tepër banorët. Kështu Tatiana futet brenda dhe fillon të luajë me banorët e tjerë. Dy djemtë vazhdojnë thashethemet për grupin ku Jetmiri i tregon Kikës disa nga pyetjet dhe përgjigjet që kishin të bënin pikërisht me ata të dy. Ai thotë se dy nga banorët kishin thënë se do të donin që të dilte Jetmiri dhe dy të tjerë thanë se dëshironin që të largohej Hakiu. Ai thotë se këto përgjigje vinin nga tiransit e vjetër ku përfshin kryesisht Mandin, Oltën dhe Seldin. Kika thotë se ata nuk kanë përse të shqetësohen se çfarë thonë banorët e tjerë. Të njëjtën gjë thotë dhe Jetmiri i cili thekson se ai nuk ka për të dalë nga shtëpia përpara se të dalin ata. Pasi mbarojnë cigaren ata futen përsëri brenda. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›