E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cigarini në Sevilla

Sevilla ka transferuar mesfushorin Luca Cigarini nga Napoli, ka njoftuar klubi spanjoll nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të martën.

24 vjeçari fillimisht do të kalon në Sanchez Pizjuan në formë huazimi deri në verën e vitit të ardhshëm kur Sevilla do të ketë mundësinë e blerjes së tij definitive.

Cigarini do të nënshkruan marrëveshje me Sevillan me mundësi vazhdimi të qëndrimit për katër vjet në klub. Ish ylli i Parmës është përforcimi i dytë i Sevillas gjatë këtij afati kalimtar të verës pas ardhjes së mesfushorit të Atalantas, Tiberio Guarente.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›