Cikli i Real ka mbaruar? Zidane: Skuadra nuk ndryshon, kemi cilësi

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit me Alavés, trajneri Zinedine Zidane komentoi momentin që po kalon Real Madridi, I cili ka arritur të rikuperojë në krahasim me formën e treguar të disa ditëve më parë. “Ne duhet të besojmë në veten tonë sepse me cilësitë që kemi, mund të arrijmë rezultate vërtet të pabesueshme. Ky Real Madrid ka 24 titullarë dhe, pas ndeshjes së fituar në Milano kundër Interit, nesër do të thirret në një finale tjetër të kampionatit. Ne duhet të fitojmë tre pikë të çmuara për të vazhduar vrapimin tonë në LaLiga. Nuk është e lehtë të kesh qëndrueshmëri, duhet ta mbash gjithmonë përqendrimin shumë të lartë. Fundi i një cikli në Madrid? Kjo nuk ka të bëjë me cikle apo epoka… Ne gjithmonë duhet të performojmë në mënyrën më të mirë, të gjithë lojtarët e dëshirojnë atë. Skuadra jonë do të mbetet kjo deri në fund të sezonit ”.