Bjellorusi – Shqipëri, në RTSH Sport! ORA 17.00

Shqipëria është nga të vetmet vende në Botë që ka pezulluar çdo aktivitet të lojrave me dorë që prej fillimit të pandemisë. Por, Federata Botërore e Basketbollit vazhdon me axhendën e saj në basketbollin e meshkujve dhe duke ditur se në vitin 2023 pritet të luhet Kampionati Botëror, por edhe Lojrat Olimpike vitin e ardhshëm duhet të vazhdojnë ndeshjet para-kualifikuese. Shqipëria ndodhet në Grupin A pre-kualifikues që do ti zhvilloj ndeshjet në Portugali. Së bashku me Shqipërinë dhe Portugalinë, në Grupin A janë edhe Bjellorusia dhe Qipro. Sot në 17.00 në RTSH Sport do të transmetohet ndeshja e luajtur ndaj Bjellorusisë.