E Diel, 1 Nëntor 2026

Çiklisti sllovak fiton etapën e dytë të Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Çiklisti sllovak Samuel Fedor ka fituar etapën e dytë të Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë, me itinerar Lezhë-Elbasan, e gjatë 149,9 kilometra.

Përfaqësuesi i skuadrës “Dukla Banská Bystrica” triumfoi pas një rivaliteti të fortë në sprintin final, duke regjistruar kohën 3 orë, 6 minuta e 26 sekonda.

Në vendin e dytë u rendit zvicerani Guillaume Haldimann (Humard VP) me të njëjtën kohë, ndërsa në vendin e tretë u rendit belgu Lance Decabooter.

Pas dy etapave të para, renditjen e përgjithshme e kryeson çiklisti belg Kjell Cooman me kohën totale 6 orë, 58 minuta e 57 sekonda. Ai ndiqet në vendin e dytë nga rumuni Iustin Ioan Vaidian me 7 sekonda më shumë, dhe në vendin e tretë nga zvicerani Haldimann.

Për sa i përket çiklistëve që përfaqësojnë Shqipërinë, pozicionimin më të mirë në klasifikimin e përgjithshëm e mban Gabriele De Fabritiis, i renditur në vendin e 29-të.

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të vijojë me etapën e tretë Elbasan-Vlorë, me një gjatësi prej 172,4 kilometrash.

Nga turi i 83 Çiklistik i Shqipërisë 1 nga 17

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›