Çiklomotori godet kamionçinën, drejtuesi në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar pranë fshatit Larushk, ku një çiklomotor ka goditur një kamionçinë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i çiklomotorit, teksa udhëtonte me mjetin e tij, ka humbur vëmendjen dhe ka përplasur kamionçinën.
Për pasojë, drejtuesi i çiklomotorit ka pësuar plagë të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit.
/vizionplus.tv