E Diel, 1 Nëntor 2026

Zetori del nga rruga dhe bie në lumë, lëndohet drejtuesi në Korçë

Një aksident është regjistruar këtë të premte, rreth orës 14:10, në fshatin Voskop, Korçë.

Shtetasi S. D., 48 vjeç, duke drejtuar një mjet buqësor, zetor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë zetori ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i zetorit shtetasi S. D., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›