E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cila është arsyeja e këtij jashtë-standardi të përhershëm?

Kemi 17 vjet që trokasim në dyert e Evropës së Bashkuar. Dhe ata? Ata thjesht na lënë të trokasim në dyert e saj. Trokisni qyqe, trokisni. Kështu do të trokisni përsa kohë kori i qyqeve të qeverisë do të duartrokasin çdo pordhë të qeverisë!

Trokisni qyqe, trokisni... Durimi juaji ua kalon edhe durimit kinez. Ndaj Evropa na ka ngritur Murin Kinez! Na le të presim deri sa të plotësojmë standardet... Pse kukuvajka, pse!? Pse qyqe pse!?

A mos vallë populli i Skënderbeut, populli i Nënë Terezës, populli i Ferid Muratit, populli i Ismail Kadaresë, populli i Aleksandër Moisiut,populli i Adem Jasharit është jashtë standardit, mos në shqiptaret jemi jashtë standardit si popull!? Nuk mund të jetë jashtë standardi një popull si shqiptarët, populli me properëndimor e me proamerikanë në botë. Populli që bashkëjetoi e mbijetoi qytetërimet e pushtimet greke, romake, bizantine, nazi- fashiste, sllavo- komuniste nuk është dhe nuk mund të jetë jashtë standardit!

Atëherë çfarë kemi jashtë standardit që Evropa nuk na pranon në gjirin e saj pa plotësuar standardet!? Kemi jashtë standardi së pari politikanët dhe liderët tanë politikë që na qeverisin tash 17 vjet: Sali Berisha e Fatos Nano ose Fatos Berisha dhe Sali Nano. Ali Hoxha, Hoxhë Alia si e ëma si e bija, vajton tash sa dekada ky popull!

Sa të kemi qeverisje jashtë standardeve demokratike evropiane do të jemi edhe si popull jashtë standardit! Përgjigjen na e ka dhënë babai i demokracisë botërore Abraham Linkoln: “Çdo popull ka qeverinë që meriton!” Sa të votojmë “liderë” të tillë, Evropa do të na thotë: trokisni, trokisni, trokisni deri sa të arrini standardet!Trokisni…. Tak-tak, tuk- tuk….tak- tuk, tuk- tak…!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›