E Martë, 3 Nëntor 2026

Cilësia e mollëve të frigoriferit – Rritet koha e ruajtjes, problem për fermerët ngelet shitja

Vitet e fundit frigoriferët e Qarkut të Korçës kanë rritur cilësinë e ruajtjes së frutave si dhe kohëzgjatjen e tyre. Kjo është bërë e mundur falë mbështetjes së ofruar përmes skemave të ndryshme të ofruara nga qeveria shqiptare.

Dëmtimet e pësuara në frutin e mollës kanë bërë që dhe sasia e grumbulluar në frigoriferë këtë vit, të jetë më e pakët.

Veç kësaj, problem për fermerët ngelet shitja e prodhimit në treg. Molla e prodhuar në Qarkun e Korçës shitet kryesisht në tregun vendas e më pak në vendet e rajonit.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›