E Martë, 3 Nëntor 2026

Fluks në urgjencën e Elbasanit – 200 vizita në ditë, kryesisht të prekur me viroza stinore

Urgjenca e spitalit rajonal të Elbasanit është duke u përballur me fluks të shtuar gjatë këtyre ditëve të para të 2024-ës.

Shefi i shërbimit të urgjencës thotë se gjatë 24 orëve numri i pacientëve që marrin shërbim shkon deri në 200 persona. Të sëmurët janë kryesisht të prekur nga virozat stinore.

Mjeku thotë se jo të gjithë ata që paraqiten në urgjencë kanë nevojë për shërbim të specializuar, ndaj këshillon që për simptoma të lehta të konsultohen fillimisht me mjekun e familjes.

Kjo javë pritet të jetë me temperatura shumë të ulëta ndaj mjeku apelon për kujdes të shtuar. Veç virozave të stinës në qarkullim është edhe Covid-19, por në Elbasan rastet janë të izoluara dhe në numër të ulët.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›