E Diel, 1 Nëntor 2026

Cilësohet e vlefshme fleta e votimit ku ishte shkruar VRASES në kuadratin pro Lulzim Bashës

Një fletë votimi, tek e cila ishte shkruar vrasës, mu në krah të emrit të Lulzim Bashës, aty ky vendoset shenja e votimit, është cilësuar e vlefshme nga ana e përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Kështu ka ndodhur në KZAZ-në që i përket njësisë bashkiake numër 9 në Tiranë. Nënkryetari i PS për këtë njësi, thotë se demokratët e kanë votuar në shumicë që vota të quhej e vlefshme. Nëse e pranoni që është vrasës, atëherë dakord, le të jetë e vlefshme kjo fletë, ka thënë nënkryetari i PS. Demokratët, të cilët kanë pasur shumicën, e kanë miratuar si të vlefshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›