E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Pasi Rama doli fitues, nisën të dalin pretendimet për votat në kutitë e gabuara. Pse nuk dolën më para?

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, tha në një konferencë për shtyp se Berisha mashtron kur thotë se KQZ mund të veprojë si KZAZ e Tiranës. Braçe tha se Berisha u shfaq si gënjeshtar dhe në gjendje të rënduar mendore.

Në asnjë nen të kodit KQZ nuk legjitimohet si KZAZ, as për Tiranën, as për Durrësin, as për Fierin, për asnjë qytet. Ajo që KQZ po bën duke marrë atribute të paqena, është vepër penale dhe për këtë katër anëtarë të KQZ do mbajnë përgjegjësi. Ky manipulim po ndodh kur KZAZ-të e kanë kryer dhe tabuluar rezultatin. KQZ urdhërohet nga kodi të bëjë vetëm tabulimet dhe shpalljen e rezultatit, tha Braçe.

Deputeti i PS tha se është skandal që në kutitë që po numëron KQZ po dalin më shumë fletë votimi se zgjedhës. Po ashtu Braçe tha se është skandal që vetëm më 14 maj, kur doli fitues Rama, nisën të dalin në pah fletët e futura gabimisht në kutitë e tjera. Braçe tha se Berisha mashtron pasi Ristani e kishte detyrim të shpallte rezultatin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›