E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cilet njerez jane te lumtur

Njerezit e lumtur thuhet se e shijojne me shume jeten dhe nje studim i ri arrin ne perfundimin se ata mund te jetojne me gjate. Ne studimin shumevjecar mbi plakjen u perfshine rreth 4 mije njerez ne Britani.  Studjuesi kryesor Andrew Steptoe i Universitetit te Londres shpjegon se ne nje dite te vecante pjesemarresit ne studim i pyeten se si ndjeheshin.

Perdorem kritere matjeje mjaft te thjeshta. Kriteri  ndikimi pozitiv ishte kombinim i pergjigjeve per pyetjet sa te lumtur ndjeheshin sa te emocionuar ishin dhe sa te kenaqur ndjeheshin. Te gjitha keto pyetje u vleresuan sipas nje matjeje te thjeshte prej 5 shkallesh qe nga pergjigjet aspak deri tek jashtezakonisht.

Gjate 5 vjeteve  te kohezgjatjes se studimit shkencetaret vune re se disa nga pjesemarresit vdiqen.

Nga studimi mesuam se njerezit me nje qendrim me pozitiv per jeten pra njerezit me te lumtur kishin me pak rrezik te vdisnin gjate asaj periudhe.

Ne fakt njerezit me te lumtur kishin 35 per qind shanse me pak te vdisnin se ata me pak te lumtur.

Ne ndryshim nga studime te meparshme pjesemarresit ne kete studim u pyeten se si ndjeheshin ne ato momente. Ne studime te meparshme zakonisht shtrohej pyetja  si jeni ndjere gjate javes se kaluar  Por studjuesi Steptoe thote se sipas psikologeve njerezit zakonisht nuk i pergjigjen mire kesaj pyetjeje .

Per shembull ne se ekipi i preferuar i futbollit ka humbur gjate fundjaves se meparshme apo dicka e ngjashme ata do ta cilesonin veten me pak te lumtur gjate te gjithe javes edhe pse kjo mund te mos kete patur ndikim te ngjashem tek ta. Pra te kuptosh se si ndjehen njerezit ne ate moment duket se e kapercen kete lloj problemi.

Ne te njejten kohe qe pjesemarresit ne studim i pergjigjeshin pyetjeve se si ndjeheshin atyre ju mor edhe nje moster e peshtymes. Studjuesit kane ne plan ti analizojne mostrat  per pranine e mundshme te hormonit kortizol qe lidhet me stresin per te pare ne se ekziston nje lidhje midis stresit dhe jetegjatesise.

Studjuesi Andrew Steptoe dhe bashkautorja Jane Wardle i bene te njohura perfundimet e tyre ne revisten shkencore Punimet e Akademise Kombetare te Shkencave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›