E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i kompanise Starbucks Krijimi i Vendeve te Punes ne SHBA

Ekonomia e dobet ne Shtetet e Bashkuara e ka bere te veshtire per shume njerez te gjejne pune. Kompania e kafese Starbucks me baze ne Seattle te shtetit veri-perendimor te Uashingtonit po perpiqet te nxise hapjen e vendeve te reja te punes nepermjet programit te saj te ri Krijimi i Vendeve te Punes per Shtetet e Bashkuara. Kete muaj kjo kompania filloi mbledhjen e donacioneve nga klientet te cilat do tu jepen bizneseve te vogla qe premtojne te marrin ne pune njerez nga komunitete me te ardhura te uleta.

Sally Shafor blen nje kafe ne dyqanin Starbucks ne Alexandria te Virxhinias. Ajo porosit nje kafe per vete dhe dhuron 5 dollare per programin krijimi i vendeve te punes ne Shtetet e Bashkuara. Sally eshte e punesuar por ajo njeh njerez te papune.

Ekonomia e renduar e ka bere te veshtire per shume njerez te gjejne pune prandaj jam e gezuar qe mund te ndihmoj ne nje fare menyre.

Kompania Starbucks shpreson qe miliona kliente te saj si Sally Shafor te kontribuojne ne dyqanet e Shteteve te Bashkuara. Adam Brotman zedhenes i Starbucksit thote se kompania po jep 5 milione dollare per ta filluar kete program.

Nuk eshte me e mjaftueshme per nje kompani qe thjeshte tu sherbeje klienteve punonjesve dhe aksionereve. shte pergjegjesia e kompanise qe ti sherbeje pikerisht atij komuniteti ku ben biznes.

Zoti Brotman thote se bizneset e vogla krijojne shumicen e vendeve te punes por shume prej tyre nuk mund te punesojne njerez te tjere sepse keto biznese nuk mund te marrin

Ne shqyrtuam te gjitha mundesite per te investuar ne komunitete ne nevoje me biznese te vogla sepse ato kane ndikimin me pozitiv per sa i perket krijimit te vendeve te punes.

Starbucks do te mbuloje koston administrative te programit te ri. Donacionet do ti jepen Rrjetit Financiar te Mundesive nje organizate jo fitimprurese e cila bashkepunon me 180 institucione financiare lokale qe u japin hua komuniteteve me te ardhura te uleta.

Arsyeja qe zgjodhem Rrjetin Financiar te Mundesive si partnerin tone eshte sepse ky rrjet ka zgjedhur tashme institucionet financiare me me shume ndikim per te sherbyer ne zonat e vendit me me shume nevoje.

Mark Pinsky zyrtar i larte ekzekutiv ne kete rrjet thote se bizneset duhet te jene ne gjendje te marrin menjehere njerez ne pune.

Ky program do te krijoje vende pune ne ndertim do te krijoje vende pune per mesues dhe administratore shkollash si dhe per njerzit qe mund te punojne ne zyra.

Ai thote se bizneset e vogla do te kontrollohen per tu siguruar qe donacionet perdoren per hapjen e vendeve te punes.

Ekonomisti Mark Zandi ne kompanine Moodys Analytics thote se varet nga industria private qe te ndihmoje ne stimulimin e ekonomise vecanerisht tani qe Presidenti Obama dhe Kongresi nuk kane arritur marreveshje mbi nje program per krijimin e vendeve te reja te punes.

Qeveria mund te ndihmoje ne kohe krizash dhe te perpiqet te mbushe boshllekun e krijuar kur njerezit i ze paniku por ne fund te fundit eshte e nevojshme qe kompanite private dhe sektori privat te mobilizohen dhe te krijojne vende pune.

Ai ve ne dukje se mund te mos jete e lehte per kompanine Starbucks qe te marre donacione gjate recesionit.

Nuk e di nese kjo fushate do te kete sukses por kam shprese qe ajo te mbeshtetet nga njerzit dhe ata te japin donacione.

Adam Brotman thote se Starbucksi shpreson te frymezoje edhe kompani te tjera.

Shpresoj qe ata te behen partnere me ne ose te ndermarrin nje nisme te ngjashme dhe ne shpresojme te behemi katalizator dhe frymezim per ndryshime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›