E Hënë, 2 Nëntor 2026

Cili është ligji që ka 156 nene, por ka ndryshuar 217 herë?

Ligji për procedurat tatimore është ligji bazë mbi të cilin funksionon biznesi. Por a e dini se cfarë ka ndodhur me këtë ligj  që nga koha e miratimit të tij për herë të parë?

Ligji u miratua në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë e deri më sot, ligji ka ndryshuar plot 217 herë. Julian Saraçi auditues thotë se ndryshime të tilla kanë bërë që ligji ta humbasë vlerën e tij.

“Për ne është i nevojshëm një ligj i ri. Ligji aktual e ka humbur vlerën e tij. Arnimet që i janë bërë ndër vite duke ju përshtatur edhe sfidave të kohës nuk kanë patur rezultat. Imagjinoni një ligj i cili ka 157 nene në totalin e tij por që ka ndryshuar 217 herë që nga viti i miratimit. Ndaj dhe politika duhet të bëhet bashkë që të krijojnë një qëndrueshmeri në sistemin tatim taksave në mënyrë që të mos gjendet i befasuar biznesi cdo vit nga ndryshimet ligjore”, sqaroi Saraçi në emisionin E-ZONE./vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›