E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Cili ka qenë momenti më i bukur për vitin 2023? Cindy Marina flet në “Vizioni i Pasdites”

Nga volejbolliste në Miss e më pas në moderator, Cindy Marina ka rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, pasionet e saj.

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se ccfarë i pëlqen të bëjë më shumë, Cindy tha se ëhstë shumë e apasionuar pas sportit dhe se ndihet shumë mirë si moderator sportive.

Ndërsa tregoi se një nga momentet më të bura përgjatë vitit 2023, ka qenë lidhaj që ka bërë për një nga televizionet amerikane.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Ku e gjen veten më mirë?

Cindy Marina: Kam provuar shumë gjëra. Moda dhe arti më kanë pëlqyer. Televizionin e shoh si pjesë arti. E shoh shumë veten te sporti, pasi jam marrë shumë me sportin. E kam provuar dhe them që më pëlqen. Kampionati italian është më prestigjoz. Herën e parë kam qenë në “San Siro” ishte një emocion i papërshkrueshëm. Do të kisha shumë dëshirë ta ndiqja këtë rrugë, ndoshta dhe jashtë kufijve.

Brikena Prifti: Viti 2023 si ka qenë për Cindyn?

Cindy Marina: I bukur gjithmonë përpiqem të shoh pozitiven, ka qenë shumë i bukur, kam patur udhëtime të ndryshme pune, më bën të ndihem shumë e plotësuar.

Brikena Prifti: Nëse do të ndaje një moment, cili do të ishte?

Cindy Marina: Një nga ata ka qenë përvoja ime në një tv Amerikan CBC që më kanë marrë për një ndeshje italiane sportive, dhe isha me ekipin e trye. Për mua ishte një arritje shumë e madhe, dhe duke qenë se jam rritur në SHBA, anglishtja më vjen natyrshëm. Ishte një përvojë shumë e bukur për mua.

Brikena Prifti: Ku e gjen më mirë veten?

Cindy Marina: Italia është një nga shtetet që preferoj më shumë, pasi gjithë familja ime jeton në Itali, dhe kur isha e vogël shkoja çdo verë, ushqimi, kultura, sporti.

Brikena Prifti: Sakrifica dhe vështirësia jote më e madhe gjatë këtij viti?

Cindy Marina: Gjatë këtij viti nuk kam.

Brikena Prifti: Në tërësi?

Cindy Marina: Vështirësia, ndoshta thjeshtë në fillimet në television, patjetër që gjuha shqipe është gjuha e dytë për mua dhe unë mund të bëj gabime.

/Vizionplus.tv/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›