E Martë, 3 Nëntor 2026

Batuta e Kastro Zizos: Realiteti pa pije është një bukuri më vete

Kastro Zizo, i cili erdhi në Fest 62 me këngën “2073”, ka ndarë menjëherë pas performancës emocionet që ndjeu në skenë në emisionin “Fest 62, këndi i Radio Tiranës”.  

Sipas Kastros, në prova ka qenë shumë më mirë, por ajo që ndjeu në skenë ishte se publiku e ka pëlqyer shumë këngën dhe kjo, sipas tij, është shumë e rëndësishme.

“Kam rreth 27 edicione që këndoj. Nuk është më shumë kjo sesa lënia e pijes. Realiteti pa pije është një bukuri më vete. Frymëzimi për të gjithë projektin erdhi nga një letër e vjetër e ardhur nga e ardhmja. Vargjet e Timo Fllokos janë fantastike. Një Romeo e Zhulietë e shtrirë në hapësirë dhe kohë.”, komentoi Zizo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›