Cilin numër do ta ketë Van Persie?

Sir Alex Ferguson i ka dhënë shansin Robin Van Persiet që të ketë një numër tjetër në fanelë në edicionin tjetër. Van Persie ka gjasa që të ndërroj numrin 20 në fanelë por se vetë sulmuesi ka thënë se po ndihet mirë me këtë numër.
"Ferguson më ka ofruar që të ndërroj numrin 20 në fanelë. Unë mund të kem në edicionin tjetër edhe numri 9. Nuk kam vendosur ende por se po ndihem mirë me këtë fanelë. Unë nuk dua që ti shtyej tifozët për të ndërruar fanelën time. Nuk dua që ata të blejnë edhe një fanelë tjetër pasi të ndërroj unë numrin. Numri 20 më bëri të lumtur dhe bëri që edhe United të fitoj titullin e 20" deklaroj Van Persie./Indeksonline/