E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes referi, e mbyti lojtari me grushta

Futbolli është tronditur nga një ngjarje e cila nisi ditë më parë ndërsa ka përfunduar dje tragjikisht. Gjyqtari i quajtur Ricardo Portillo ka vdekur sot pasi qëndroj 10 ditë në koma. Gjyqtari peruan ka vdekur pasi 10 ditë më parë është goditur me grushta nga një lojtar 17 vjeçar.

Gjyqtari thuhet se është goditur aq shumë, sa që nuk ka mundur të mbijetoj. E tëra thuhet se ka filluar pasi gjyqtari i dha një karton të verdhë futbollistit adoleshent.

Vajza e gjyqtarit tha se babai i saj e ka dashur aq shumë këtë punë pasi që më parë atij i janë thyer këmbët dhe është rrahur disa herë, por që ka vazhduar të referoj./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›