E Diel, 1 Nëntor 2026

Ciljeta dhe Ingrit Gjonirikthehen si rivale

Kane vendosur te befasojne vazhdimisht publikun me te rejat e tyre. Ne fakt gjithmone keshtu ka ndodhur me dy kengetaret mike sa here qe ato kane bere ndonje bashkepunim. Kete here Ingrit Gjoni e cila eshte shtatzene dhe Ciljeta kane vendosur te xhirojne nje klip te pazakonte. Behet fjale per kengen Mike dhe rivale ku gjate xhirimit Ingriti dhe Ciljeta shfaqen duke dale nga kisha si vejusha plaka dhe pastaj fillojne te kujtojne vitet e rinise. Ngjarjet zhvendosen ne diten e dasmave te tyre te cilat i kishin lene ne te njejten dite. Ingriti i ka xhiruar nje video Cilit ku kjo tradhton te fejuarin qe po e con drejt altarit. Kaq ka mjaftuar qe klipi pastaj te shoqerohet me skena perleshjesh mes kengetareve te cilat ne jeten e zakonshme njihen si dy mikesha per koke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›