Gjirokaster te rinjte dehen e me pas rrahin policin
GJIROKASTER - Nje efektiv policie eshte plagosur ne koke dhe trup pasi ka nderhyre per te zgjidhur nje konflikt mes nje grupi te rinjsh. Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal te fshatit Kerculle kur polici 25 vjecar L.A eshte sinjalizuar per nje sherr mes disa te rinjve. Ai ka nderhyre per te zgjidhur mosmarreveshjet kur eshte goditur me sende te forta nga njeri prej djemve. Policia raporton se efektivi eshte jashte rrezikut per jeten. Por ne sherr e siper eshte veteplagosur 22 vjecari Olsjam Cama i cili ka dashur te ndaje shokqet qe po debatonin. Policia tha se ka arrestuar Florian Koren dhe ka shpallur ne kerkim Ervin Icin te cilet dyshohet se kane qelluar me thike efektivin e policise.
aq/shqiptarja.com
aq/shqiptarja.com