Ciljeta, puthje dhe perkedhelje me Romeon ne pishina

Nje dashuri e nxehte ne dite te nxehta. E tille mund te cilesohet edhe lidhja e Ciljeta Xhilages me te dashurin e saj, Romeo. Mesditen e djeshme, kengetarja eshte fotografuar nga paparazzi yne ne resortin “Mai Tai”, ne momente puthjeje dhe perqafimesh me Romeon. Duke qene, se angazhimet artistike nuk i kane dhene hapesiren e duhur per pushime te gjata,duket se Cili ka vendosur te shfrytezoje fundjaven per pak pushim dhe rreze dielli, ndonese nga sa mund te shihet edhe ne foto, ngjyren e bukur te cokollates, tashme ajo e ka arritur. Kengetarja ka mberritur aty rreth paradites dhe ka qendruar thuajse gjate gjithe dites. Por ne fakt, nga sa shihet edhe ne foto me shume se sa ujin e fresket te pishines, Cili ka shijuar pranine e te dashurit te saj Romeo, kundrejt te cilit, si gjithmone eshte treguar pasiononte dhe e embel duke i dhuruar perkedhelje dhe perqafime, pa u shqetesuar nga shikimet kureshtare. Madje hera –heres, perkedheljet e kengetares shtrihen drejt trupit te te dashurit te saj, por pa hyre ne zona te “nxehta”. Me pas, Ciljeta dhe Romeo jane perqafuar si dy te dashur vertet pasionante, qe ndoshta edhe Zhuljeta e Romeo do t’i kishin zili.
Lidhja me Romeon
Vetem disa dite me pare, lidhja e tyre ka shenuar 3-vjetorin. Nje prove shume domethenese kjo, per marredhenien mes kengetares dhe te dashurit te saj. Por nese do t’iu besojme studimeve psikologjike dhe fjaleve, qe thuhen per dashurine jane pikerisht vitet qe pasojne te tretin ata, qe percaktojne edhe vazhdimesine e nje lidhjeje, sepse ne tre vitet e para dashuria eshte gjithmone e forte. Megjithate nisur nga fotot, duhet te besojme se edhe pas te tretit lidhja e Cilit vazhdon te jete e qendrueshme dhe me perspektive, ndonese kengetarja ende nuk mendon per nje hap me zyrtar, sic mund te jete martesa. Duket se dashuria mes Ciljetes dhe Romeos ka qene nje nga ato dashuri, qe nisin me shikim te pare dhe qe besohet se do te zgjasin ne kohe. Nderkohe Romeo, vazhdon te paguaje “cmimin” e te qenit i dashuri i nje personazhi publik.
Koncertet
Stina e veres e ka gjetur ne koncerte, ashtu si pjesa me e madhe e kolegeve kengetare. Kishte menduar per disa dite pushime ne fund te gushtit se bashku me familjen, por duket se ende nuk eshte e sigurt, nese do te mundet te gjeje hapesiren e lire. Nderkohe, kengetarja kete vit eshte bere edhe pjese e Maratones se Kenges popullore, duke provuar ne kete menyre ne nje zhaner tjeter muzikor.
Projektet e vjeshtes
Vjeshta e gjen me projekte te tjera Ciljeten. Thuhet se i ka hyre muzikes seriozisht dhe ndoshta vleresimi ne festivalin “Kenga magjike” nje vit me pare, e ka shtyre te jete edhe kete vit pjese e tij. Natyrisht duke gjetur nje staf profesionist dhe nje festival dinjitoz, me siguri kengetarja do te kerkoje ndonje menyre origjinale prezantimi.
Makina e re
Nuk e ka pasur aspak te veshtire te kuptoje zgjedhjen e Ciljetes kete fundjave ne resortin “Mai tai”. Sepse pikerisht ne parkimin e tij, paparazzi yne ka gjetur makinen e re te kengetares. Behet fjale per nje Volkswagen, te ngjashem me Touareg-un e Ingritit, por ndryshe nga shoqja e saj, Cili ka zgjedhur nje prodhim te ri te kesaj marke, pak me te vogel, nje Tiguan me ngjyre gri.