Guri i pafat, eliminohet nga shorti
"Vetem ceshtje fati dhe shorti", keshtu do ta perkufizonte shefi i misionit olimpik Fidel Ylli, eliminimin e mundesit Elis Guri nga Lojerat Olimpike. Pasi ka mundur ne raundin e pare kundershtarin egjiptian, ish-kampion olimpik ne Athine, nuk ka mundur te kaloje ne finale, per shkak te procedurave te mundjes, qe ne rast barazimi, e zgjedh fituesin me short. Tashme ne gare kane mbetur edhe pak sportiste ne nje kohe qe sipas Fidel Yllit, shefit te delegacionit olimpik kuqezi, shume shanse ka per te arritur ne nje renditje te kenaqshme dhe afer zones se medaljes, edhe mundesi tjeter Sahit Prizreni, prej te cilit pritet jo pak ne perfaqesimin e tij pas pak ditesh. Flamurmbajtesi Prizreni do te garoje me daten 19 gusht dhe duket se e ka kaluar perfundimisht shqetesim fizik qe kishte ne fillim te veprimtarise me te madhe sportive te botes.