E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çin, i artë me rekord bote

Dita e gjashtë e notit në Botërorin e Sporteve Ujore në Fukuoka ka dhënë një tjetër medalje të artë për Kinën. Por mbi të gjitha një medalje e artë e shoqëruar me rekord të ri botëror. Dhe kjo ka ndodhur në 200 metra bretkosë për meshkuj, atje ku Haijang Çin ka zënë vendin e parë me kohën e re 2’05”47. Pas tij Stableti-Kuk i Australisë dhe Falon i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo ishte medalja e 20-të e artë për Kinën, ndërkohë dita e gjashtë ka nisur me të artën e O’Kalagan të Australisë, e cila në 100 metra stil i lirë për femra ka zënë vendin e parë me kohën 52”16. Pas saj Hogej e Hong-Kongut dhe Stenberger e Holandës.

Në të njëjtën kohë Shonmekër e Afrikës së Jugut ishte e artë në 200 metra bretkosë për femra me kohën 2’20”80 teksa ka lënë nga pas Dagllas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shuten të Holandës.

Një e artë edhe për Kos të Hungarisë, që ishte i pari në 200 metra shpinë me kohën 1’54”14. Në vendin e dytë Mërfi i Australisë dhe në të tretin Mitukov i Zvicrës. 4×200 metra stili i lirë për meshkuj ishte për Britaninë e Madhe me kohën 6’59”08, ndërsa në vendin e dytë ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të tretin Australia. Kampionati Botëror i Sporteve Ujore përfundon më 30 korrik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›