Hungari – Greqi, duel për medalje

Hungari – Greqi është finalja e vaterpolos për meshkuj në Kampionatin Botëror të Sporteve Ujore në Fukuoka. E gjithë veprimtaria është duke ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa të dyja gjysmëfinalet kanë qenë me shumë rivalitet dhe të bukura.
Greqia ka dominuar ndaj Serbisë, ndërsa ka fituar 13-7. 3-2 perioda e parë për helenët. 3-0 e dyta po për Greqinë, që në pushim ka kryesuar 6-2. 3-3 e treta, por përsëri në avantazh janë helenët, 9-5. 4-2 e fundit dhe në përfundim 13-7.
Ndërkohë Hungaria ka fituar vetëm në sekondat e fundit ndaj Spanjës, 12-11. 3-3 perioda e parë, teksa iberikët fitojnë periodën e dytë 1-3 dhe në pushim janë në avantazh 4-6. 3-2 e treta për Hungarinë, që afrohet në 7-8. E fundit 5-3 dhe në total 12-11.
Kështu Vaterpolo është në prag të shpalljes së Kampionëve të rinj të Botës, të premten femrat e të shtunën meshkujt në finale që do të vijnë në RTSH Sport.