E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Cindy Marina vjen me një rrëfim ndryshe në “Vizioni i Pasdites”, zbulon pse la Amerikën për Shqipërinë

Moderatorja bukuroshe, Cindy Marina, e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus ka ardhur me një rrëfim ndryshe.

Cindy tregoi se ajo është lindur dhe rritur në SHBA, dhe se për herë të parë në Shqipëri ka ardhur në moshën 16-vjeçare.

E pyetur nga moderatoja Brikena Prifti se çfarë e shtyu të linte Amerikën për Shqipërinë, Cindy tha se ishin oferat dhe mundësitë që ju dhanë.


Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Një shkodrane që është përshtatur në shumë fusha të jetës. Vetëm 25 vjeç si ndihesh me të gjitha këto arritje?

Cindy Marina: Ndihem shumë e lumtur për të gjitha arritjet. Të gjitha i kam bërë me pasion, i kam pëlqyer shumë.

Brikena Prifti: Ti ke lindur në Amerikë, çfarë të bëri të ktheheshe në Shqipëri?

Cindy Marina: Kam ardhur për herë të parë në Shqipëri 16-vjeç. Erdha për herë të parë sepse kisha një ftesë nga kombëtarja e volejbollit, kur më erdhi ftesa isha shumë e lumtur. Shqipëria më priti me krahë hapur. Ajo ishte eksperienca e parë. Jam rritur me vlerat për Shqipërinë.

Brikena Prifti: E kishe menduar se do të vije të jetoje këtu?

Cindy Marina: Atë përiudhë nuk e kisha mednuar. Duke qenë se jam lindur dhe rritur në SHBA nuk e  kisha menduar, por jeta është e çuditshme, vijnë oferta që nuk i thua dot jo, kështu ndodhi dhe me mua.

Brikena Prifti: Të mungojnë prindërit, sepse çdo ditë i ke larg?

Cindy Marina: Patjetër që më mungojnë, por flasim shpesh. Në fakt në moshën 18-vjeçe kam ikur nga shtëpia, kam ikur në Universitet, dhe e kam kaluar atë provën duke jetuar vetëm. Malli më merr, por shihemi.

Brikena Prifti: Kush të mungon më shumë?

Cindy Marina: Patjetër që mami është shoqja ime më e ngushtë, është një grua shumë e vecantë. Por dhe nipi dhe mbesa më mungojnë.

Brikena Prifti: Meraku më i madh që kishte mami kur erdhe në Shqipëri cili ishte?

Cindy Marina: Çfarë do hash, se unë nuk di të paguaj.

Brikena Prifti: A di një Miss të gatuaj, a di të bësh diçka vetë?

Cindy Marina: Vajzat e bukura bëjnë çdo gjë. Nëse mundohem unë mund të bëj çdo gjë, por nuk është se më vjen shumë dora. Mami gatuan shumë mirë, tezet e mia gatuajnë mirë, dhe nuk kam patur mundësi me gatuar.

Brikena Prifti: E mirëmban trupin, mban dietë?

Cindy Marina: Me ushqimin kam patur një marrdhënie shumë të mirë, nuk kam mbajtur dietë. Më pëlqen të shkoj në palestër, e ndiej si pjesën time.

/Vizionplus.tv/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›