E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cirku shfaqje për fëmijët e “Zyber Hallullit”

TIRANË- Premiera e re e Cirkut të Metropolit, “Thesaret e Cirkut”, u shfaq paraditen e sotme në kuadër të festave të fundvitit për fëmijet e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”.

Shfaqja nën regjinë e Adelina Muçës dhe nën udhëheqjen artistike të Fatos Rroshit ishte një gërshetim i të gjithë komponentëve që përmban Qëndra Kulturore “Tirana”. Muzikë dhe kërcim të ofruar nga Ansambli Folklorik “TIRANA”, ndërkohë që Banda e Qytetit luajti muzikën tradicionale shqiptare, klasike si dhe disa nga pjesët orkestrale më të njohura të Krishtlindjeve.

Në “Thesaret e Cirkut” artistët e cirkut performuan në numra të ndryshëm si xhonglerime, numra akrobatik, ajror, ekuilibri, iluzioni dhe kllounata.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›