Korçë, përfundon festivali i Monodramës
KORÇE - Përfundon në qytetin e Korçës edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës, “Albamono 2011”.
Aktorë nga 10 shtete, si Zvicra, Greqia, Polonia, Serbia etj, kanë interpretuar për disa netë me radhë pjesët në formën e një teatri shëtitës, jo vetëm në Korçë, por edhe në pikat turistike Voskopojë dhe Dardhë.
Ndërkohë juria e përbërë nga 5 artistë, nga vende të ndryshme të botës, nderoi me çmimin e parë aktoren maqedonase Johana Popovska, me dramën "Dashuria ime".
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua ne ambientet e Katedrales së Korçës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)