Citimet kryesore të liderëve pasi Rusia pushton Ukrainën

PRESIDENTI RUS VLADIMIR PUTIN
“Kam vendosur të kryej një operacion të posaçëm ushtarak… për të mbrojtur njerëzit që i janë nënshtruar bullizmit dhe gjenocidit… për tetë vitet e fundit.
Dhe për këtë ne do të përpiqemi për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës. “Dhe për të sjellë në gjyq ata që kryen krime të shumta të përgjakshme kundër civilëve, përfshirë kundër qytetarëve të Federatës Ruse.”
MINISTRI I JASHTËM I UKRAINIS DMYTRO KULEBA“Putini sapo ka nisur një pushtim të plotë të Ukrainës. Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulme.”
PRESIDENTI I SHBA JOE BIDEN
“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë një humbje katastrofike të jetës dhe vuajtje njerëzore…
“Unë do të takohem me liderët e G7 dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë do të vendosin sanksione të rënda ndaj Rusisë.”
PRESIDENTA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEYEN“Presidenti Putin është përgjegjës për kthimin e luftës në Evropë…
“Ne do të synojmë sektorët strategjikë të ekonomisë ruse duke bllokuar aksesin e tyre në teknologjitë dhe tregjet kryesore. Ne do të dobësojmë bazën ekonomike të Rusisë dhe kapacitetin e saj për t’u modernizuar.”
“Përveç kësaj, ne do të ngrijmë asetet ruse në BE dhe do të ndalojmë aksesin e bankave ruse në tregun financiar evropian.”
MINISTRI GJERMAN I EKONOMIS ROBERT HABECK
“Ne kemi një luftë tokësore në Evropë që menduam se do ta gjenim vetëm në librat e historisë. Është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. Për Rusinë, ky sulm do të ketë pasoja të rënda politike dhe ekonomike.”
PRESIDENTI FRANCEZ EMMANUEL MACRON
“Franca dënon me forcë vendimin e Rusisë për të filluar një luftë me Ukrainën. Rusia duhet t’i japë fund menjëherë operacioneve të saj ushtarake.”
KRYEMINISTRI BRITANIAN BORIS JOHNSON
“Presidenti Putin ka zgjedhur një rrugë gjakderdhjeje dhe shkatërrimi duke nisur këtë sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës.”/Reuters