Putin nis luftën ndaj Ukrainës, Boris Johnson: Britania e Madhe dhe aleatët do të përgjigjen me vendosmëri

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson thotë se është “i tmerruar nga ngjarjet e tmerrshme në Ukrainë” dhe se presidenti rus Vladimir Putin “ka zgjedhur një rrugë gjakderdhjeje dhe shkatërrimi duke nisur këtë sulm të paprovokuar”.
Ai shton se ka folur me presidentin e Ukrainës për të diskutuar se si të përgjigjet dhe premton veprime vendimtare nga Britania e Madhe dhe aleatët.
“Jam i tmerruar nga ngjarjet e tmerrshme në Ukrainë dhe kam folur me Presidentin Zelenskyy për të diskutuar hapat e ardhshëm. Presidenti Putin ka zgjedhur një rrugë gjakderdhjeje dhe shkatërrimi duke nisur këtë sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës. Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë do të përgjigjen me vendosmëri.”, -shkruan Johnson në Twitter. /rtsh.al/