E Diel, 1 Nëntor 2026

City-Arsenal, marrëveshje 40 milionëshe për Fabregas

Nga Anglia vjen një lajm bombastik për merkaton e lojtarëve. Sipas mediave online, Arsenal dhe Manchester City kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Cesc Fabregas tek skuadra e “Citizens” për 40 milionë euro.

Sipas burimeve të ndryshme, tashmë ngelet vetëm për t’u bindur lojtari katalanas, i cili nuk do ta ketë të lehtë këtë transferim, duke parë se kohët e fundit ka ëndërruar për Barcelonën dhe Interin.

Oferta e bërë nga sheiku Mansour Bin Zayed është e pakonkurrueshme për asnjë nga këto skuadra, por katalanasit shpresojnë vetem në dëshirën e madhe të lojtarit për t’u rikthyer në shtëpi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›