City, Guardiola: Nuk do marrim sulmues tjetër

Pavarësisht nga problemet në sulm në lidhje me dëmtimet, Manchester City nuk pritet të lëvizë për të gjetur një sulmues të ri në merkaton e janarit. Kjo u konfirmua nga Pep Guardiola në intervistën e dhënë në funksion të ndeshjes kundër Arsenalit në Kupën e Ligës: “Unë nuk mendoj se do të shtojmë një sulmues në skuadër. Situata ekonomike dhe financiare është ajo që është. Të gjitha klubet po luftojnë për të mbijetuar dhe ne ne nuk jemi përjashtim”.