City, Guardiola: Nuk meritonim humbjen

Josep Guardiola, trajneri i Manchester City, komentoi për BBC Sports në lidhje me humbjen 0-2 përballë Manchester United: “Së pari, urime Manchester United. Janë akoma dhe dhjetë ndeshje për të luajtur, tani vjen pjesa e rëndësishme e sezonit dhe ne do të përpiqemi të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur për t’u bërë kampionë. Kundër Ëest Ham kemi luajtur shumë, shumë më keq se sot dhe në fakt nuk do ta kishim merituar fitoren, ashtu si ndoshta sot nuk do ta kishim merituar humbjen. Ne nuk jemi treguar të zotë para portës kundërshtare, sulmuesit tanë nuk ishin në një ditë të mirë, por janë gjëra që ndodhin”.
Nga ana tjetër, trajneri i United, Ole Gunnar Solskjær ka deklaruar: “Kur largoheni nga fusha me një fitore 2-0, një tjetër rezultat i pastër dhe një paraqitje si kjo, mund të jeni vetëm shumë të lumtur. Ne jemi rikthyer përsëri për të bërë atë që kemi dashur, duke luajtur një futboll të drejtpërdrejtë. Ne duhet të mbronim mirë: asnjë skuadër në botë nuk ka një shans kundër Manchester City nëse nuk luan si një grup. Vendi i parë? City është shumë përpara për të menduar se mund t’i arrijmë. Edhe sot ata ishin të shkëlqyer dhe na kanë vënë nën presion”.